Pas sulmeve të ditëve te fundit që Basha dhe Berisha i bën ambasadorit amerikan Donald Lu dhe votimit kundër të ligjeve të reformës në drejtësi, gazeta Standard e sponsorizuar nga Basha dhe Berisha sulmon deputetët pro reformë Selami dhe Bregu.
Në shkrimin pa emër të kësaj gazete vleresohet sulmi që Topalli, Pollo dhe Ruli ka bërë në një linjë me Bashën e Berishën ndaj Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe BE për rolin e tyre në reformën për drejtësi.
Duke mbështetur atë që me sa duket është një opozitë e kontrolluar nga Basha e Berisha, gazeta përdor një gjuhë denigruese dhe akuza personale ndaj Selamit dhe Bregut, që kanë mbajtur publikisht qëndrime pro perëndimore për këtë reformë.
Me sulmin frontal ndaj dy deputetëve mbështetes të reformës në drejtësi duket sikur Basha e Berisha po përgatisin spastrimet ndaj mbështetesve të linjës perëndimore në PD, që mund të jetë opozitë e fortë brenda partisë, pas zgjedhjeve të ardhshme.
Ashpërsimi i sulmeve në median e kontrolluar prej Bashës dhe Berishës vjen pas qëndrimit të bërë publik në media të Selamit, ditën e votimit të ligjeve të drejtësisë ku PD doli nga salla, se ai e konsideronte këtë qëndrim një gabim të lidershipit të PD, por respektoi vendimin e grupit parlamentar.
Ndërkohë, pas humbjes në Dibër, deputeti Selami ka kërkuar edhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, i cili në kundërshtim me statutin e partisë nuk është mbledhur që kur Basha u zgjodh Kryetar përpara 3 viteve edhe pse sipas statutit duhet të mblidhet cdo 6 muaj.
Tema/d.i.