Mjalti është i pasur me vitamina dhe minerale, dhe ka veti antiinflamatore. Me ndihmën e këtyre 10 truqeve zbuloni se cili është mjalti i vërtetë.
- Merrni pak mjaltë dhe fërkojeni atë në mes të gishtit tregues dhe gishtit të madh derisa të shpërbëhet. Mjalti i pastër është i mirë për lëkurë dhe nuk është ngjitës. Nëse ai që e keni fërkuar ngjitet, kjo do të thotë se ka sheqer ose ëmbëlsues artificialë në të.
- Mundohuni të vendosni pak mjaltë në letër apo peceta të letrës. Mjalti i pastër natyral nuk përmban ujë dhe nuk do të depërtojë në letër për një kohë të gjatë.
- Bletët instinktivisht i ndërtojnë kosheret në pemë dhe midis shkëmbinjve për t’u mbrojtur nga buburrecat. Vendosni pak mjaltë tek buburrecat, ata nuk do ta prekin mjaltin natyror.
- Me të verdhën e vezës përzieni pak mjaltë. Nëse mjalti është i pastër, kur ta tundni të verdhën e vezës, ajo do të duket si të ishte e gatuar.
- Një lugë të vogël me mjaltë vendoseni në një gotë të mbushur me ujë. Mjalti artificial do të fillojë të shkrihet, ndërsa mjalti i pastër do të forcohet dhe do të bjerë në fund.
- Nëse e lyeni me mjaltë një fetë bukë, mjalti natyral do të ngurtësohet për disa minuta, ndërsa mjalti artificial do ta lagë bukën për shkak të përmbajtjes së ujit.
- Pak para gëlltitjes mjalti i vërtetë do t’ju japë një ndjesi të pickimit apo gërvishtjes në gojë, gjë që mjalti artificial nuk mund ta arrijë.
- Vëzhgoni nëse mjalti do të kristalizohet me kalimin e kohës. Imitimi i mjaltit do të qëndrojë i lëmueshëm si shurup, pa marrë parasysh se sa kohë është ruajtur, ndërsa mjalti i vërtetë do të kristalizohet.
- Majën e fijës së shkrepëses lyejeni me mjaltë dhe përpiquni ta ndizni. Mjalti natyror nuk do ta pengojë ndezjen. Mjalti artificial ka ujë, prandaj shkrepësja nuk mund të ndizet.
- Vendosni në mikrovalë 2-3 lugë të vogla me mjaltë. Ngroheni në temperaturë të lartë. Mjalti natyror do të karamelizohet shpejt dhe nuk do ta marrë formën e shkumës. Mjalti artificial do të karamelizohet vështirë dhe do të jetë plot me flluska.
Telegrafi/d.i.