Arkeologët në veri perëndim të Kinës kanë zbuluar një kanabis në një vend të lashtë, zbulim unik që dëshmon për përdorimin që në lashtësi të kësaj bime nga aziatikët për qëllime ritualesh dhe medicinale.
Në një raport në revistën ‘Botanika’, arkeologu Hongen Jiang dhe kolegët e tij përshkruajnë varrimin e një 35-vjeçari në Kinë. Mbi trupin e tij u gjeten 13 bimë kanabisi të vendosura diagonalisht në të gjithë gjoksin e tij, me rrënjët të orientuara nën legen dhe majat e bimëve që shtriheshin nën mjekrën e tij.
Sipas hulumtimit, varrimi i tij ishte kryer rreth 2800 vjet më parë. Ky zbulim i shtohet koleksionit në rritje të dëshmive arkeologjike që tregojnë se konsumi i kanabisit ishte “shumë i famshëm” nëpër stepat Euroaziatike mijëra vite më parë, thotë Jiang.
BW/d.i.