Ish-ylli kamerunas, Samuel Eto’o, largohet nga Sampdoria per t’u bashkuar me Antalyaspor, qe ka dale ne D1 te Turqise, beri te ditur te merkuren klubi turk.
“Nje marreveshje ne princip eshte arritur me Samuel Eto’o”, shkruan Antalyaspor ne nje njoftim zyrtar, qe sakteson se avioni me sulmuesin kamerunas do te mberrije ne Stamboll ne mbremje. Nderkohe, asnje detaj i natyres financiare nuk eshte bere i ditur.
34-vjeçari Eto’o ka zgjedhur keshtu nje kampionat tjeter, pasi ka luajtur me FC Barcelona (2004-2009), me Inter Milano (2009-2011), Celsin (2013-2014) apo Anzhi Makhachkala (2011-2013) ne Rusi. Ai u bashkua me Sampdorian vetem dimrin e fundit.
“Te gjithe pervojen e tij ai do ta verë ne sherbim te ekipit te ri”, eshte shprehur trajneri i Antalyaspor, Yusuf Simsek, per gazeten turke Fanatik.
Antalyaspor, qe zuri vendin e 5-te ne sezonin e rregullt ne D2 te Turqise, kaloi ne eliten e futbollit ne sezonin e ardhshem pasi fitoi ne ndeshjet e play off-it.