Forcat RENA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë vënë në pranga 7 të dyshuar për sulmet ndaj policisë ditën e sotme në Lazarat.
Ata janë: Zhaklin Derxho, Gurim Skënderi, Albon Meçi, Denis Mahmutaj, Eligant Basha, Sinan Rabaj dhe Jeton Kalemi.
Janë ende në kërkim 14 persona të tjerë.
I pari është arrestuar Sinan Rabaj, 30 vjeç, ishte shpallur në kërkim që prej pasdites së sotme.
Ndërkohë, disa të paktën 3 prej adoleshentëve, emrat e të cilëve janë publikuar nga policia, kanë filluar të vetëdorëzohen ‘Live’ në studion televizive të News24.