Mbrojtësi Italian, Matteo Darmian është duke menduar largimin nga Manchester United.
Hapësirat e pakta në ‘Old Traford’, kanë bërë që italiani të mendojë një rikthim në Serie A.
Kanë qenë mediat italiane ato që kanë shkruar për mbrojtësin anësor që dëshiron rikthim në vendlindje.
Ish-anëtari i Torinos është duke u ndjekur me interesim të madh nga dy skaudrat e njohura Roma dhe Inter.
Edhe pse ai i kushtoi ‘Djajve të Kuq’, rreth 18 milionë euro, largimi i tij pritet të bëhet për një shumë më të vogël.
Mjaftojnë 12 milionë euro që Roma ose Inter t’i paguajnë Unitedit për ta bërë të vetin reprezentuesin e Italisë. /a.m.