Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare Bekim Balaj, i ka dhënë fund lidhjes së tij më shumë se një vjeçare me prezantuesen e njohur kosovare Elita Rudi. Në fakt, çifti është përpjekur vazhdimisht ta mbante këtë raport jashtë vëmendjes mediatike, por fotot dhe miqtë e tyre i kanë “tradhtuar” duke konfirmuar muaj më parë për “Bluetooth” lidhjen.
Fillimisht u duk sikur raporti mes tyre ishte i konsoliduar, që do të celebrohej një ditë, në fakt, ata i kanë dhënë fund, të paktën kështu kanë rrëfyer miqtë e Balajt dhe Elitës, sipas të cilëve arsyeja e ndarjes është kontrata e re e futbollistit. “Të dy e dinin që, nëse Bekimi do të largohej në Rusi, lidhja do të përfundonte”, tregojnë burimet, sipas të cilave ka qenë Rudi ajo që e ka vënë futbollistin përpara zgjedhjes.