Gazetari i “Huffington Post”, @LukeDCoffey, i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, duke analizuar problemin, sipas saj, shumë të madh me drogën në vend, trafikun dhe faktin që me furnizimin që po i bën Evropës e më gjerë po bëhet problem. Mirëpo sot kanë dalë shifrat e Guardia Di Finanza për luftën e Shqipërisë kundër kanabisit të cilat thonë në fakt të kundërtën e artikullit të gazetarit të Huff Post.
Sa më lart, Drejtori i Komunikimit të qeverisë shqiptare, Endri Fuga, ka replikuar me gazetarin DCoffey në Twitter, duke i cituar pikërisht raportin e Guardia Di Finanza, transmeton Lexo.al (Lexo raportin http://lexo.al/raporti-guardia-di-finanza-per-luften-antikanabis-u-shkaterruan-98-8-e-siperfaqes-se-mbjelle-monitorim-territori-pa-limit-si-asnjehere-pare/ ).
Fuga replikon duke thënë: “Sipas raportit të sotëm të autoriteteve italiane, policia shqiptare ka shkatërruar 99,8% të bimëve të kanabisit. Që nga 2013 falë luftës së policisë në asgjesimin e kanabisit, zonat e plantacioneve ka rënë.“
Duke ju referuar raportit Fuga shton në replikën ndaj gazetarit se “Kanabisi është mbjellë çdo vit. Por nëse deri në vitin 2013 shkalla e shkatërrimit ishte 1-7% në vit, gjatë 3 viteve të fundit ajo ka qenë 99%.”.
Në fund drejtori i komunikimit të qeverisë e mbyll duke I thënë gazetarit të Huff Post se duhet të flasë më fakte dhe jo mbi opinione.
“Krahasuar me vitin 2013, zona e plantacioneve të kanabisit është 35% më i vogël. Përsëri, këto janë fakte jo mendime!” e mbyll Fuga replikën me @LukeDCoffey për kanabisin.