Në komunën e Preshevës dhe Bujanocit vitin e kaluar ishin realizuar gjashtë martesat mes serbëve dhe vajzave shqiptare nga Shqipëria. Këta janë njerëz kryesisht të moshuar, të cilët martohen më ndihmën e parasë, që i shpenzojnë me gra shqiptare. Mediat serbe shkruajnë se tre muaj më parë, Bratislav Tasic nga një fshat afër Bujanovcit, Lopardince ishte martuar me një grua shqiptare nga Tirana.
Të njëjtat burime theksojnë se serbët blejnë vajzat shqiptare për 5 mijë e 500 euro. Raportohet se janë rreth 800 femra shqiptare që janë “tregtuar” në Serbi. Po ashtu, mediat serbe shkruajnë se fëmijët e shqiptarëve tradicionalisht “përngjajnë” nga nëna ose daja, për shkak të gjakut. Një serb ka pohuar për preshevajonë se ka frikë nga martesat e hershme mes serbëve dhe vajzave shqiptare. Sipas tij, fëmijët me nënat shqiptare, pasi ndoshta nesër mund ta “tradhtojnë” Serbinë.
Ai dyshon se nëse këto martesa do të ishin të vërteta dhe të sinqerta do të ishin në rregull, por dyshon se femrat që blihen mashtrohen për pak para ose i sjellin për të ruajtur bagëtinë. “Ato blihen për pak para ose mashtrohen për një jetë të mirë. Por në fakt gjatë gjithë ditës ato merren me ngarkim drush me traktor dhe me bagëti”, shprehet serbi. “U kurorëzuam në kishë, ajo vete deshi ta bënte atë” tha dhëndri me emrin Bratislavi.
Dhurata, tashmë me emër të ri ‘Dunja’ është një nga nuset shqiptare që është martuar në Serbi. Me familjen e bashkëshortit ajo kuptohet duke folur greqisht, ndonjëherë serbisht vetëm me gjeste.
Gati për martesë 400 shqiptare dhe serbë
“Stara Raška” një organizatë humanitare në Beograd ka arritur t’i gjejë 400 femra shqiptare që ishin të gatshme të martohen në Serbi për një hark të shkurtër kohor. Një serb tjetër thotë se prapa martesave të serbëve me shqiptarë qëndron ndonjë projekt i Shqipërisë. Megjithatë, shumë shqiptare, janë të kënaqur dhe përshtaten shpejt me mjedisin. Fshati Lopardince ka shumë burra të pamartuar diku tek 50 vjeç, dhe nuk është çudi që ata të vendosin të marrin nuse nga Shqipëria.