Një video që daton në vitin 2005, ku dëgjohet Donald Trump duke biseduar me gjuhë vulgare me një person tjetër, ka dalë në internet vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale.
Trump dëgjohet teksa mburret duke thënë se i pëlqen të puthë femrat vetëm sepse janë të bukura. Ai thotë se nga që është i famshëm, ato e lejojnë të bëjë çfarë të dojë, t’i puthë, t’i kapë në pjesët intime apo të kryejë marrëdhënie intime.
Video është regjisturar në autobus, teksa Trump flet me Billy Bush. Kandidati për Presidenti i SHBA-ve, Trump, reagoi pas publikimit të videos duke thënë se ajo është regjistruar shumë vite më parë në një ambient privat ndërsa i kërkoi falje çdokujt që mund të jetë ndjerë i ofenduar.