Nga Erjon Braçe
Lylzim, bëj aritmetikë, mos pi “bar”.
213-ta është më e vogël se 323-shi!
Lylzim Basha e nuhat eren e “barit” si “njesh”!
Madje aq fort sa humb edhe sensin e numrave.
Thote;
323-shi i tij eshte me i vogel se 213-ta aktuale!
Funksionon me nje sens, di te pjestoje dhe e dallon qe 213-ta eshte sa 5 fishi i 44-tres.
Por nuk e ben dot pjestimin per here te dyte e te thote se 44-tra e 2015-tes ishte 7 here e gjysem me pak se 323-shi i tij.
Janë në hektarë të gjitha dhe i referohen sipërfaqes së mbjellë me kanabis në 2013-ën, vitin kur qeveriste partia që ai drejton.
Ka edhe nje te dhene pak me te veshtire per te;
Ajo e dhene materializon treguesin e asgjesimit te parcelave me kanabis ne keto periudha kohore:
Ne 2013-ten e tij, asgjesoheshin vetem 7.5% e 323 hektareve te raportuar;
Ne 2016-ten, u asgjesuan 99.8% e 213 hektareve te raportuar.
Ky numër e bën tapë fare.
Imagjinoni;
kete vit u shkaterruan 2.4 milion rrenje- bime,
ne 2013-ten ju falen trafikanteve 2.5 milion rrenje-bime.
Shiko Lylzim;
Askush nga ne nuk e ka mohuar kurre qe ne kete vend kultivohet kanabis.
Por;
Askush nga ne nuk ka guxuar kurre te propozoje e jo me te marre vendim politik per te lejuar kultivimin e kanabisit, sic Sali Berisha, ti e plot si ju bete dhe thate qartesisht ne 2013-ten, viti i fundit, elektoral ky.
Vetem nje i paditur, nuk mund te priste qe pas depozites se madhe te parave-fryre pa fund ne 2013-ten ne Lazarat, presioni per te kultivuar kanabis, me cdo mjet e forme, te mos ishte kaq i larte.
Ndodhi!
Por ka perballe vullnetin e madh per ta goditur, sic raporton sot Guardia di Finanza.
A mjafton?
Per mua duhet me shume.
Po e perseris, duhet qelluar fort borgjezia e krimit dhe duhet qelluar duke nisur nga parate e tyre!
Po e mbushet faqen me kete miun une po iki. Na e shpifet me facebookun e ketij hormonalit.