Seksi në veturë të parkuar është diçka që ndodh shumë shpesh, dhe këtë e dëshmon edhe studimi i fundit. Kur hulumtuesit kishin marrë përgjegjësi t’i pyesin 706 studentë – 195 meshkuj dhe 511 femra – për përvojat e tyre të seksit në veturë, 61 për qind e meshkujve dhe 59.5 për qind e grave kishin raportuar se e kanë bërë këtë.
Nga këta 422 studentë, 14 përqindëshi i tyre e kishin humbur virgjërinë në veturë, transmeton Telegrafi.
“Seksi dhe veturat shkojnë së bashku qysh kur është shpikur vetura”, thotë udhëheqsja e këtij studimi, Cindy Struckman-Johnson.
Hulumtuesit kanë zbuluar edhe detaje tjera, si: 63.4 për qind e të anketuarve kishin thënë se bëjnë seks në sedijen e pasme dhe 56 për qind tjerë thonë se këtë e bëjnë kur veturat i kanë të parkuara diku në fshat raporton Orainfo.
Këto të dhëna, përfshirë edhe historitë personale dhe incidentet e ndryshme, zbulojnë se pavarësisht mungesës së komfortit dhe rrezikut për t’u parë nga të tjerët, seksi në veturë mbetet eksperiencë pozitive dhe romantike për dy gjinitë.
Shumë shpejt hulumtuesit thonë se do të ketë studime tjera ku do të zbulojnë se sa shpesh bëjnë seks kur veturat i kanë të parkuara në ambiente urbane./a.m.