Policia e Shteti ka bërë të ditur emrat e 21 personave të shpallur në kërkim për qëndresën si dhe sulmin që është bërë sot në fshatin Lazarat.
Një kërkim i shpejtë në rrjetin social Facebook të nxjerr në konkluzionin se shumcia e tyre janë përkrahës së ISIS, agjerojnë, pozojnë me gishtin lart si terroristët islamikë dhe mbi të gjitha, shpërndajnë në profilet e tyre herë pas herë thënie nga libri i shenjtë.
JAVA News sjell disa prej ‘personazheve’ përmes fotografive të mëposhtme. Ata janë 16-20 vjeç. Mes atyre që janë shpallur në kërkim është të paktën edhe njëri prej djemve të Gate Mahmutajt, emri i vërtetë të së cilit është Razip Rustem Mahmutaj.