2006 – Në Moskë, u vra gazetarja ruse e të përditshmes “Nova Gazeta”, Anna Politkovskaya, e njohur për kritikat politike ndaj Kremlinit dhe luftës në Çeçeni.
1571 – Marina spanjolle dhe venedikase mundi në Lepanto në Greqinë Jugperëndimore, flotën turke. Në betejën më të madhe detare, pas betejës së vitit 31 p.e.s. të Akcijuma janë vrarë rreth 25.000 ushtarë turq dhe janë fundosur 80 anije turke. Kjo ishte beteja e fundit e madhe me anijet me rrema.
1849 – Vdiq shkrimtari amerikan Edgar Allan Poe. Në jetën e tij pothuajse të panjohur, ai është bërë një nga poetët më me ndikim, kurse vlerën e punës së tij e gjeti poeti francez Baudelaire, bashkë me Malarme dhe Valeri. Në shkrimin ” Filozofia e Kompozimit ” ka analizuar shfaqjen e poemës së tij më të famshme, “Korbi “. Tregimet e tij të shkurtra janë konsideruar si pararendësë të romaneve me detektivë. (b.an)