Kllounë në anë të rrugës dhe krejt papritur nuk bëjnë më për të qeshur. Policia australiane ka paralajmëruar qytetarët për njerëz që dalin beftas në publik të veshur si kllounë, por Shtetet e Bashkuara kanë shkuar më larg, duke e cilësuar këtë si vepër penale.
Fenomeni është përhapur me shpejtësi fillimisht përmes rrjeteve sociale me hashtagun “Jetët e kllounëve vlejnë”, ku në të gjitha postimet vihet në pah që synimi është që të trembin njerëz.
Shfaqje dhe surpriza të tilla të pakendshme për këdo që i pëson nuk janë një risi, por së fundmi rastet janë shtuar me shpejtësi edhe në Shtetet e Bashkuara, madje ka patur ndër vite ka patur raste kur ajo e nisur si një shaka për të qeshur, ka përfunduar në tragjedi.
Kjo ka detyruar autoritetet që të ndërmarrin masa drastike, mes të cilave është edhe ajo që kushdo që shfaqet në publik si kllounë do të shoqërohet me prangosjen dhe më pas edhe dënimin me burg, sipas rastit.
Shoqata e Kllounëve Profesionistë ka bërë thirrje për një protestë në Arizona, një shtet amerikan që ndalon shfaqjen në publik të tyre, për të treguar se kllounët nuk janë vrasës, por personazhe paqësorë dhe argëtues./tch/a.k