Muajt e verës duhet të mbizotërojnë pëlhurat e lehta, të cilat të mbajnë gjithmonë të freskët, megjithatë çdo verë duhet të këtë brenda vetes edhe pak stil sezoni, pra t’i kesh të dyja: komode dhe me stil.
Ka shumë gjëra që mund të marrësh parasysh gjatë stinës së nxehtë, por nëse fillon me kontrollin e gardërobës, shkruan revista class. Këta tetë elementë do të të bëjnë që pamja e verës të jetë krejtësisht origjinale, raporton telegrafi.
Një kapelë kashte
Asgjë nuk i tregon shumë ditët e nxehta se sa një kapelë kashte. Është e nevojshme sidomos në ditët me diell të fortë, por edhe për t’i dhënë veshjes më shumë stil. Nëse e përshtat kapelën me një veshje elegante ose edhe me një fustan të lehtë për koktej, do të dukesh origjinale, me taka ose me të sheshta.
Veshje me printime tropikale
Veshjet me printe tropikale janë gjithmonë simbol i stinës së verës dhe përgjatë ditës në plazh një fustan i tillë do të duket vërtet seksi, aq më tepër nëse e shoqëron me një aksesor veror.
Një bluzë e shkurtër e bën gjithçka të duket më ‘cool’
Nëse plazhi kërkon patjetër bikini të bukura, një fund i gjatë me një bluzë shumë të shkurtër do të kthejë gjatë verës vëmendjen e merituar. Vishi bashkë me sandale të sheshta gjatë ditës dhe me taka ose ortopedike gjatë mbrëmjes.
Një veshje xhins, gjithmonë IN
Një stil ‘casual’ nënkupton gjithmonë një veshje xhinsi, që gjatë verës mund të jetë e lehtë, fustan-këmishë si në këtë foto. Aksesorët edhe këtu luajnë rol të rëndësishëm, sepse i japin kësaj veshjeje hijeshi gjatë verës.
Fund sportiv shumë i gjatë
Edhe fundet sportive të gjata dhe të gjera janë shumë praktike për sezonin e verës. Kjo foto që shihni është shumë e përdorshme për party-t gjatë mbrëmjes, por edhe për një koktej pasdite.
E bardha është rikthyer
Dhe me disa lule delikate brenda bardhësisë gjithçka do të duket në trend. Rifresko veshjet tradicionale me një detaj të bardhë.
Xheketa xhins mund të shkojë me gjithçka
Kjo masë është është ajo që i shkon çdo lloj veshjeje. Xhaketa xhins është avantazh edhe për ditët e ftohta, sepse fustanin e përshtat me çdo lloj rasti që mund të kesh gjatë verës. Apo në ditët kur nisesh në mëngjes herët për plazh dhe kthehesh shumë vonë.
Një këmishë e bardhë e lehtë
Një këmishë klasike me butona me fund ose pantallona xhinse të shkurtra janë një stil amerikan shumë i preferuar gjatë sezonit të verës. Provo një veshje të tillë urbane dhe gjithçka duhet të shtosh është vetëm një buzëqeshje.
Më shumë elemente nga Havana
Besoji më shumë detajeve të reja me stil nga Havana!