Një holandez është dënuar me 3 muaj burg në Mianmar, pasi u shpall fajtor për ndërprerjen e një predikimi publik budist.
Në gjyq, Klaas Haytema tha se nuk e dinte që po zhvillohej një ceremoni fetare pranë hotelit të tij në qytetin Mandalay.
Gjatë dhënies së vendimit, gjykatësi tha se Haytema ishte fajtor për ofendim të fesë. Por holandezi shmangu 3 muaj shtesë punë të detyruar, pasi pagoi gjobën prej 80 dollarësh për shkelje të kushteve të vizës, të cilat iu kërkojnë turistëve që të respektojnë zakonet lokale.
Ofendimet ndaj fesë trajtohen shumë seriozisht nga gjykatat dhe publiku tejet fetar në Mianmar, citohet Express. (b.an)