I ndaluari i sotëm në Lazarat, Xhuliano Malo, ka dëshmuar para oficerëve të Policisë së Gjirokastrës së grupi që po lufton me efektivët blu është tepër i sofistikuar.
Sipas tij, grupi i zjarrit përbëhet nga 15 persona. Ata kanë blerë para pak kohësh 6 pushkë me dylbi dhe një sasi të konsiderueshme municioni.
Po ashtu, Malo ka pohuar se kriminelët në fjalë që i morën jetën policit të RENEA-s Ibrahim Basha, janë ndarë në nëngrupe dhe kanë banesa të fshehura brenda në pyll.
Xhuliano Malo u kap sot në Lazarat ndërsa në automjetin e tij u gjetën një sasi armësh dhe lëndësh narkotike. Ai është 17 vjeç dhe përkrahës i politikave terroriste të ISIS.