Është rritur në mënyrë drastike numri i viktimave të uraganit Mattheë në Haiti.
Autoritetet kanë konfirmuar së paku 339 persona të vdekur, teksa ekipet e shpëtimit për herë të parë arritën në qytetet e izoluara që janë shkatërruar thuajse tërësisht nga stuhia e fuqishme, transmeton njoftimet KTV.
Shkatërrimi që ka lënë ky uragan në Haiti ka rritur frikën se atje mund të shpërthejë epidemia e kolerës, përderisa vërshimet nga stuhia kanë ndotur ujin dhe rezervat e ushqimit janë të pakta. (b.an)