Një shqiptar i moshës 40 vjeçare ka humbur jetën në një aksident në Greqi teksa po udhëtonte me motor. Lajmin e kanë publikuar mediat greke, të cilat shkruajnë se bëhet fjalë për një shtetas shqiptar nga Dibra me inicialet S.K, baba i tre fëmijëve. Më tej shkruhet se ai është përplasur me një mjet të parkuar, ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plagëve të brendshme. Mediat greke shkruajnë se familja e shqiptarit jeton në rrethinat e Tiranës.
ma.me