“Familja e zotit Rama ka qenë familje e majtë në dijeninë time. Zoti Rama u bë i njohur politikisht me lëvizjet e para të dhjetorit me pozicionet e tij ekscentrike që në fillim me një qëndrim brutal me të kaluarën. Ishte mbrojtësi i idesë për të bërë një ndryshim të dhimbshëm jo të përshkallëzuar siç e kërkonin të gjithë.
Demokracia ka qenë aspirate e shumicës dërrmuese të popullit shqiptar. Trajektorja e zotit Rama ka qenë me shumë përthyerje. Duke parë zotin Rama të shpërngulur në kampin e majtë, nuk i jepja shumë kuptim. Gjithsesi, ai arriti. Kjo është përgjegjësi e atyre që kanë drejtuar Partinë Socialiste, të cilët kanë lejuar një parti me traditë por edhe me të ardhme, duke qenë një vend i varfër.
Ajo u struk, u mbyll në vetvete. Ata që e kanë drejtuar kanë krijuar të gjitha premisat që ta mbyllin partinë për të siguruar përjetësinë në krye të kësaj partie”, tha Xhufi.
ma.me