Motrat tutore, Ina dhe Armonela Qama, arrestuar së bashku me Ledian Gjonin dhe Ardit Shmilin për shfruytëzimin e vajzave si prostituta brenda vendin e pastaj drejt Gjermanisë, kanë futur në ‘kurthin’ edhe dy vajza të reja, të cilat kishin pak vite që ishin bërë dhe nëna.
Shqiptarja. com, duke iu referuar burimeve të prokurorisë shkruan se autorët kanë shfrytëzuar kushtet e vështira ekonomike të dy vajzave dhe i kanë shfrytëzuar si prostituta në lokale tallavaje në Fier dhe Tiranë. Sipas prokurorisë dy vajzat e shfrytëzuara janë të martuara dhe më fëmijë.
“Ato janë përdorur si prostituta për një periudhë kohe, ndërkohë që këtë periudhë po planifikohej nga katër personat e arrestuar që ti trafikonin jashtë shtetit, dhe më konkretisht në Kosovë me qëllim sigurimin e përfitimeve më të mëdha, raporton Shqiptarja.com.
Mësohet se plani i tyre ka dështuar pas ndërhyrjes së efektivëve të policisë së Tiranës. Vetëm një ditë më parë Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj katër personave të arrestuar. Motrat u mbrojtën duke thënë se ato nuk i kanë shfrytëzuar vajzat, vetëm i kanë ndihmuar, pasi ato vetë u ishin drejtuar për punë.
ma.me