Rreth 73 kg lënë narkotike e llojit kanabis është sekuestruar ditën e djeshme nga një operacion i policisë në Kukës. Gjatë këtij aksioni është bërë i mundur edhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Shaqir Duraku, 39 vjeç, banues në fshatin Morin, Kukës si dhe Albulena Berisha, 22 vjeçe, banuese në Prizren, Kosovë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me targa AA 448 OZ, me drejtues mjeti shtetasin Shaqir Duraku dhe pasagjere shtetasen Albulena Berisha, në pjesën e bagazhit, u gjetën dhe u sekuestruan 73 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 73 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva si dhe automjeti tip “Benz”, me targa AA 448 OZ .
ma.me