“Shqipëria vazhdon të dominojë grupin e Spanjës” është titulli që gazeta sportive spanjolle “AS” ka për lajmin mbi fitoren e kuqezinjve ndaj Lihtenshtejnit. “Shqipëria mori fitoren e dytë në grup, duke u ngjitur mbi Spanjën dhe Italinë. Vendi Ballkanit që demonstroi prezencën e vet në Kampionatin Evropian, pas fitores ndaj Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit nuk është një kundërshtar i lehtë në teori”. “Spanja do të ketë një ndeshje të vështirë të dielën”, mbyllet shkrimi i “AS”. Ndërsa “Sport Mediaset” shkruan se Shqipëria nuk bën gabime, në grupin e Italisë kryeson Shqipëria e De Biazit.
ma.me