Ish-kryeministri Sali Berisha publikuar pak më parë nëj postim të faqes “Jeta Osh Qef” duke akuzuar KQZ për manipulim votash.
“Ky po që është numërim”, shkruan Berisha bashkëngjitur me foton ku shihet një mospërputhje mes votave totale dhe atyre të kandidatëve.
Sipas faqes online ky rezultat ishte në faqen zyrtare të KQZ. Por në fakt në faqen e KQZ çdo gjë përputhet dhe diçka e tillë nuk ekziston.
Gazeta Mapo raporton se edhe faqja “Jeta Osh Qef” e ka fshirë menjëherë postimin pak minuta pas publikimit, ndoshta duke kuptuar që mund të ishte një gabim i momentit ose e ka modifikuar foton.
Por ish-kryeministri nuk është përditësuar mesa duket me situatën dhe ende e ka këtë foto në profilin e tij.