4 nxënës shfaqën probleme shëndetësore në shkollën 9 vjeçare “Jashar Hoxha”, në Kamëz, me simptomat të helmimit. Drejtoresha e shkollës njoftoi policinë nën dyshimet se nxënësit kishin konsumuar hashash. Pas kontrolleve të kryera në shkollë policia nuk konstatoi lëndë narkotike. Ndërkohë, pas trajtimit në spital, mjekët arritën në konkluzionin se helmimi i tyre ka ardhur pas futjes së një kimikati në shkollë, nga aroma që ka lëshuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 06.10.2016, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë nga Drejtoresha e shkollës 9 vjeçare “Jashar Hoxha”, në Kamëz, se 4 fëmijë në shkollë kanë pasur probleme shëndëtësore.
Menjëherë në shkollë është dërguar grupi hetimor, ku Drejtoresha e kësaj shkolle ka pretenduar se mos ka patur lëndë narkotike një nga nxënësit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë kontrolluar të gjithë shkollën, nga ku ka rezultuar se në shkollë nuk është konstatuar asnjë lëndë e dyshuar narkotike. Nga kontrolli i imsishëm dhe aroma e ndierë nga shërbimet dyshohet se aroma ka qënë kimikat (në formë të gaztë) që përdoret për pastrim.
Nxënësit të cilët kanë shfaqur probleme me shëndetin, kanë marrë mjekimin e nevojshëm në Spital. Sipas deklaratave të tyre aroma ka qënë shumë e fortë.
Nga deklarimi i mjekut të Spitalit, figuron se këto shqetësime nuk kanë ardhur si pasojë e aromës së ndonjë lëndë narkotike por nga aroma e ndonjë kimikati të fortë.
Shërbimet e policisë po punojnë për ividentimin e llojtë të kimikatit të futur në shkollë.
Ndërkohë në lidhje me këtë çështje reagoi edhe Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili i’u përgjigj në parlament akuzave të ish-kryeministrit Berisha për masivizimin e përhapjes së hashashit sipas tij, duke depërtuar ehde në shkolla.
“Nuk kanë asnjë shenjë helmimi, këtë e deklaroj me përgjegjësi të plotë si ministër i shëndetësisë. Shërbimi i toksikologjisë, konfirmom se nuk ka asnjë lloj helmimi. Parafolësi e ka zakon të flasë përçart, dhe për fat të keq partia etij e bën prej disa javësh me sëmundjet, me njerëzit e sëmurë. Për qëllime të ulëta politike, të përdhosë imazhin e isntitucioneve,ka qenë dhe vetë mjek… por kjo është zgjedhja e tij. Ata fëmijë nuk janë helmuar”, tha Beqaj.
/a.m.