Pasi dëgjoi pretendimet e palëve në proces, Gjykata e vlerësoi si të paargumentuar dhe të paarsyeshme kërkesën për pezullimin e këtij ligji, duke lënë në fuqi taksën e vendosur nga bashkia. Këshilli Bashkiak i Tiranës në bazë të këtij ligji rriti vjet taksën e ndërtimit dhe atë të zënies së hapësirave publike, si një mënyrë për të siguruar më shumë të ardhura për qytetin nga fitimet e ndërtuesve dhe bizneseve që zaptonin pa kufi trotuaret dhe hapësirat publike.
Taksë kjo që u kundërshtua nga një pjesë e ndërtuesve të përfaqësuar nga Nikollaq Neranxi, si dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak, të cilët kërkuan anullimin e taksës për ndërtimet dhe zënien e hapësires publike. Një përpjekje e cila synonte që ndertuesit të mos e paguanin taksen 8% te ndertimit ne Tirane.
ma.me