Kryetari i komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj deklaroi sot në Kuvend se Reforma në Drejtësi do të largojë nga rradhët e sistemit të drejtësisë gjyqtarët e paaftë dhe të korruptuar, të cilët kanë marrë peng drejtësinë. Sipas tij, vettingu do të pastrojë sistemin i cili është marrë peng nga politikanët e fortë dhe bota e krimit. “Shqipëëria ka ligje, madje ka një inflacion ligjesh. Por problemi është se ato nuk zbatohen. Nuk zbatohen pasi gjyqtarët e korruptuar së bashku me politikën e të fortëve promovuan të paaftët, duke shkatërruar sistemin e karrierës. Për gjyqtarët do të bëhet rritja më e madhe e pagave në këto 25 vite. Pagesa e tyre do të jetë në përputhje me dinjitetin e tyre. Ata do të përfitojnë 2 herë më shumë paga se ato marrin aktualisht. 225 mijë lek në muaj pa përfshirë këtu vjetërsi pune etj.”, deklaroi Xhafaj. /javanews
Me. Ar