Futbolli shqiptar përsërit zakonin e tij: fillim kampionati me trajnerë të huaj, vijojnë shumë premtime, pastaj mungesa e rezultateve dhe në fund trajnerët që largohen pa u mbushur dy muaj nga fillimi i aktivitetit. Pas italianit Bexhi të Teutës, sot i ka dhënë lamtumirën Shqipërisë edhe një tjetër teknik i huaj, braziliani Marcelo Troisi i Laçit. Ai në fakt erdhi në vendin tonë si menaxher futbollistësh e u largua nga këtu as më shumë e as më pak por duke marrë me vete licencën e trajnerit UEFA A, të cilën ia bëri dhuratë FSHF-ja.
Rezultatet e dobëta gjatë këtyre javëve në drejtimin e Laçit, një skuadër e ndërtuar nga e para me futbollistë të rinj dhe një koloni latino-amerikanësh, ka bërë që Troisi të marrë valixhet dhe të kthehet në vendlindje. Sigurisht për të mos u kthyer më si trajner, pasi përveçse afrimit të shumë futbollistëve nga vendlindja e tij, ai nuk kujtohet për ndonjë gjë tjetër që i ka dhënë futbollit shqiptar në këto vite të tij në klube të ndryshme.
ma.me