Njerëzit nuk kanë gjasa të jetojnë më shumë se 125 vjet, kështu janë shprehur disa studiues, të cilët pretendojnë se tashmë jemi afër kufirit të jetëgjatësisë.
Shkencëtarët studiuan të dhënat e mbijetesës që datojnë që nga viti 1900, për më shumë se 40 vende të ndryshme. Ata zbuluan se jetëgjatësia është rritur si dhe me kalimin e kohës njerëzit jetojnë një pleqëri më të bukur.
Fëmijë e lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kohët e fundit, mund të jetojnë deri në moshën 79vjeçare, mesatarisht. Në krahasim me jetëgjatësinë mesatare për amerikanët e lindur në 1900, vetëm 47 vjeç.
I njëjti studim vuri në dukje sesa e pazakontë ishte edhe për të jetuar 100 vjet, pavarësisht se në çfarë viti kanë lindur njerëzit.
Kështu, studiuesit llogaritën se mosha që mund të arrinin njerëzit është deri në 125, për shkak të faktorëve gjenetikë.
Lideri i kërkimit, profesor Jan Vig nga kolegji i mjekësisë “Albert Einstein” në NjuJork u shpreh: “Demografët si dhe biologët kanë argumentuar se nuk ka arsye për të menduar se rritja maksimale e moshës për të jetuar do të përfundojë së shpejti. Por të dhënat tona sugjerojnë fuqishëm se tashmë është arritur dhe se kjo ka ndodhur në vitin 1990”.
“Progresi i mëtejshëm kundër sëmundjeve infektive dhe kronike mund të vazhdojnë rritjen e jetëgjatësisë mesatare, por jo asaj maksimale”, shton Vig.
Shekulli/d.i.