Kryeministri Rama e ka ndryshuar rrjedhën e fjalës së tij në foltoren e Kuvendit kur në sallë hyri ish-kryeministri Berisha. Duke ironizuar se vetëm ai i zgjon të djathtët nga gjumi Rama e fton Berishën të zërë vendin e tij. Batutat mes tyre më pas fokusohen tek kunetërit.
Rama: Hajde Sali se i zuri gjumi këta
Berisha duke hyrë në sallë, qesh: O Xhemal ku i ke kunetërit
Meta: Ju lutem me qetësi
Rama: Ulu Sali se të paska humbur shamia
Berisha: O Xhemal ku i ke kunetërit
Rama: Ulu të të hapen sytë se je përgjumësh
Rama: Sali je unikal nuk konkurohesh dot, je i vetmi shqiptar që nuk e njeh kunatin. Je prezantuar më mbrapa apo e ke parë tek filmi…
Rama: Sali je unikal nuk konkurohesh dot, je i vetmi shqiptar që nuk e njeh kunatin. Je prezantuar më mbrapa apo e ke parë tek filmi…
Vijon Rama: Dua të të referoj që Halimi mbajti një fjalim se ai shkuan pastaj vjen reciton, këta të tjerët i recitojnë përmendësh.. Si thotë dot Halimi ato që thua ti, nuk e ka potencën tënde. Halimi është rapsod i vogël, nuk ka potencën tënde…Në këtë pikë nuk është rastësi që je aty 25 vite dhe aty do jesh edhe 25 vite të tjera. Cdo kryetar njerin vesh duhet ta ketë tek dora jote, siç bëre me Lulzimin…
ma.me