Në editorialin ku mbështetet ish sekretarja amerikane sulmohet edhe rivali i saj Trump, i cili konsiderohet si kandidati më i papërshtatshëm i një partie të madhe e më tej cilësohet ksenofob, injorant, gënjështar e seksist.
Ndërkohë Barack Obama së bashku me paraardhësin e tij Bush gjatë një video kanë ftuar qytetarët amerikanë të votojnë në 8 nëntor. “ E ardhmja jonë varet nga vota juaj”, thotë Bush. Ndërsa Obama citon musical Hamilton duke thënë se nëse inspiroheni nga Hamilton e nëse frymëzoheni nga themeluesit e shtetit duhet ta dini se sistemi qeverisës funksionon nëse merrni pjesë.