Kryeministri, Edi Rama, ka akuzuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë PD-në se i ka shpallur “luftë Reformës në Drejtësi”. Për këtë përcaktim ai ka sjellë si shembull ankimin nga PD-ja të ligjit për vettingun në Gjykatën Kushtetuese
“Vetëm një referendum do të ishte i sinqertë nëse do të propozohej nga PD, ai për të ndërprerë procesin e integrimit në BE dhe për të përzënë ambasadën e SHBA nga Shqipëria. Kazani më i madh i korrupsionit, krimit, është sistemi i drejtësis. PD i ka shpallur luftë Reformës në Drejtësi. Pasi erdhi me 21 korrik e votoi me pahir rteformën kushtetuese, duke shpallur madje dhe fitoren si “prifti që kërcen nga belaja”, PD ka çuar në Kushtetuese atë që është thelbi i reformës, Vettingun që do të pastrojë kazanin e krimit në drejtësi. Kjo është një luftë e shpallur ndaj Reformës dhe mbrojtje e hapur e krimit të Drejtësi nga ana e PD, duke arritur deri aty duke sulmuar ashpër BE dhe ambasadën e SHBA-së”.
Sipas ti, SPAK nuk ka asnjë shans nëse të gjithë mekanizmat nuk ngrihen së bashku.
“Këta duan një SPAK që ka një prokuror qe i merr 80 mijë euro qytetarit. Qytetari nuk kishte shkuar në Prokurori për një pronë, por thjesht dhe vetëm për të marrë paratë e tij të pastra dhe të grabitura. Më këta e duan SPAK-un. Ata mund t’i kapë vetëm Stopi dhe Fiks, pasi prokurorët e korruptuar nuk i kapin dot. Është një proces të cilin e kanë zhvilluar part-time që nga dita e parë. E kanë braktisur që në fillim, kanë hyrë e kanë dalë. Ndërsa të tjerët kanë punuar për netë të tëra për t’i dhënë mundësinë parlamentit të vënies në vend të drejtësisë. Këta nuk kanë qenë prezent në asnjë diskutim për reformën.
Ata janë prezent vetëm në e-mailet e ambasadorëve. Këta që kur ishin aty lart e bën Shqipërinë lesh e li. Sot këta që na e kthyen Venecian në një prezencë aq intensive sa gati gati njerëzve ju dukën sikur shtëpitë ju mbushën me ujë, nuk duan t’ja dinë që kjo paketë jep çdo sugjerim të Komsionit të Venecias. Këta nuk e morën ligjin e Vettingut dhe t’ja dërgonin Komisionit të Venecias për një sugjerim.
Këta duan t’ja presin kokën Reformës. Merr në konsideratë të gjitha sugjerimet e Komisionit Europian të drejtësisë në Shqipërisë. Është adoptim i modeleve më të mira europiane. Në 6 ligjet, 2 ligje kanë të bëjë me ligjet penale. 2 kanë të bëjnë më gjyqësorin. Ne jemi në një fazë tjetër, nuk jemi në fazën ku e nisëm me borxhe.
Sot ne jemi në gjendje jo të plotësojmë çdo nevojë, por jemi në gjendje të vemë 18 miliardë për të stimuluar këtë sistem dhe në radhë të parë për t’i paguar shumë më mirë prokurorët dhe gjyqtarë. Por këta nuk duan t’ja dinë, duan vetëm që mos të këtë drejtësi në Shqipëri. Kanë nxjerrë një pretendim, duan që qeverisja e gjyqësorit që nuk vjen drejpërdrejtë nga gjykatësit në 2 Këshillat me konsensus votuam dhe votuan edhe këta do të ketë një proces shumë të vështirë por konsensual në përcaktimin e njerëzve“. /javanews
Me. Ar