Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga sot 28-vjeçaren Arjola Shyti pasi ka mbushur me karburant sabaratorin e automjetit me euro false. Sipas policisë, sapo punonjësi i karburantit ka konstatuar një fakt të tillë ka njoftuar policisë ku kjo e fundit e ka prangosur 28-vjeçaren.
Arjola Shyti në qytetin e Tepelenës, në një karburant ka furnizuar automjetin e saj tip “Benz”, me targa TR 5271 K, ku ka bërë pagesën me një kartmonedhë 100 euro e cila dyshohet si e fallsifikuar. Pas njoftimit të bërë nga S.M (punonjësi i karburantit), Arjola Shyti u kap nga forcat e policisë në qytetin e Gjirokastrës.
ma.me