Dy prindër në Fier janë ndaluar dhe ndaj një tjetri është proceduar penalisht, pasi nuk lejonin fëmijët e fshatit që të shkonin në shkollë.
Sipas policisë, Bedri Xhafa, 43-vjeç dhe Namik Buzi, 50-vjeç janë ndaluar tashmë ndërkohë ka filluar procedimi penal për S.B, 45-vjeç, pasi për disa ditë me radhë i kanë dalë përpara në oborrin e shkollës 9-vjeçare të fshatit Kallm i Vogël, duke mos e lejuar të shkojnë në shkollë disa nga fëmijët e kësaj shkolle.
Gjithashtu ata kanë përdorur dhe shprehje të ndryshme fyese e kërcënuese ndaj prindërve të fëmijëve, si edhe kanë penguar të shkojnë në shkollë edhe fëmijët e tyre të mitur.
shqiptarja.com/d.i.