Pas Ben Blushit, edhe Mimoza Hafizi ka deklaruar largimin e saj nga Partia Socialiste.
Deputetja deklaroi gjatë një takimi me një grupim të mbështetësve të tyre se nuk është më pjesë e PS-së.
“Formalisht dhe praktikisht nuk jam më pjesë e PS-së”, tha Hafizi. Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë fjalimit të mbajtur para një grupimi qytetarësh mbështetës të grupit të Blushit të mbledhur në Muzeun Kombëtar.
Mësohet se takimi i sotëm është pjesë e turit të ndërmarrë për krijimin e partisë së re nga Blushi dhe Hafizi. Burimet bëjnëme dije se partia e re mund të zyrtarizohet deri në mes të muajit Nëntor./a.m.