Ministri i Brendshëm ka reaguar ditën e sotme teksa ndodhej në Gjirokastër.
Saimir Tahiri, i cili ka udhëtuar drejt jugut për t’u gjendur pranë efektivëve në Lazarat, ka ngushëlluar familjarët e policit të vrarë Ibrahim Basha, duke u shprehur se shteti do t’u japë përgjigjen e merituar terroristëve që kanë kryer vrasjen në fjalë.
“Ligji do të godasë me forcë të gjithë autorët. Politika në Gjirokastër dhe Tiranë të dënojë aktin dhe të mos përdorë një gjuhë me dy kuptime për ngjarjen. Gjej rastin të ngushëlloj familjarët e efektivit të vrarë dhe të uroj shërim sa më shpejtë të dy efektivëve të plagosur” – shpreh ministri Tahiri.