Drejtuesit e PD-së, mediat dhe gazetarët pranë saj, kanë nisur një sulm frontal ndaj ambasadorit amerikan Donald Lu, pas imponimit të këtij të fundit për kalimin e reformës në drejtësi.
Andi Bushati sot vinte në dyshim rolin e Amerikës, duke thënë se miti i saj ka rënë jo vetëm në Tiranë, por edhe në botë.
Ndërsa gazetari i Zenit, Çlirim Peka, arrin deri aty sa e quan Donald Lu-në skafist e “gabel” të Bregut të Lumit
“Nuk u beme ne si ata, apo ata u bene si ne?
Pervec llotarise per cfare tjeter i ktheni syte nga rruga e Elbasanit?
“Ju jeni me ne, Ne jemi me ju”, ishte fjalia e famshme e sekretarit Beker ne sheshin “Skenderbej” ku shqiptaret ishin derdhur per ta pritur si heroin e lirise se munguar per dekada.
Ndersa Ramiz Alia si nje bolshevik dinak njoftonte se vetem 6 milion dollare ishte ndihma qe do jepte USA per shqiptaret barkthare.
Por ky lajm nuk e zbehu pritshmerine ndaj mikut amerikan.
Shqiptaret prisnin lirine ne ’91, sot presin llotarine.
Ka nje jave qe te vetmet lajme qe lexoj nga miqte amerikane jane se si te plotesojme kriteret per llotarine dhe jo kushtet per lirine.
Deshtuan ata apo ne?
Nuk u beme ne dot si ata, apo ata u bene si ne?
Nje gje eshte e sigurte, sot fatkeqesisht shqiptart po i drejtojne syte per te pare se cafre thone miqte e Amabasades se SHBA vetem kur behet fjale per llotarine.
Donald Lu me shume po shikohet si nje “skafist i ligjshem” per shqiptaret qe duan te emigrojne ne USA se sa nje diplomat i besueshem amerikan.
Dhe pyetja perseri eshte: Nuk u beme ne dot si amerikanet e Beker, apo Donald Lu u be si “Rilindasit e Bregut te Lumit” qe eksportonin shqiptar deri ne 2005 e hashash pas 2013 nga brigjet e Jonit?”, shkruan Çlirim Peka.
Nuk ia falin dot atë që bëri për kalimin e reformës në drejtësi!/Tema