Dreka e dasmës u shkatërrua nga kamarieri, i cili helmoi banketin e organizuar për një ceremoni në Otranto, provincë e Leçes në Itali.
Kamerieri u kap mat, teksa spërkaste me spraj për mushkonjat mbi të gjitha pjatat. Njëri nga të pranishmit fotografoi gjithë skenën, duke e denoncuar në Sportello dei Diritti di Leçe.
Siç raporton noa.al, ngjarja ka ndodhur në 25 shtator, ku kamerieri duke parë praninë e shumtë të mushkonjave në pjatanca, mendoi si zgjidhje sarajin për helmimin e tyre.
“E spërkati kudo mbi pjata dhe ushqim, pa menduar për pasojat tek mysafirët e dasmës”, deklaroi Presidenti i Sportello dei Diritti, Giovanni D’Agata.