Keqtrajtimet ndaj të akuzuarve në rastin Lagjja e Trimave, po vazhdojnë për më tepër se një vit. Avokatja Artene Ademi thotë se gjatë transportimit nga burgu për një gjykatë, pjesëtarët e njësive speciale kanë keqtrajtuar për një orë të akuzuarit. Ajo kërkoi nga përfaqësitë ndërkombëtare që të ndihmojnë në parandalimin e dhunës.
“Dje, më datë 4 tetor 2016, i akuzuari Enver Hoxha Kllaj, shtetas gjerman, nga një pjesëtar i policisë kapet për flokësh dhe nga pas me forcë i përplaset koka herë për kokën e të akuzuarit Musadik Pajaziti e herë për hermelinën.
Atij i shkaktohen lëndime edhe në pjesën abdominale edhe nën-abdominale, ai shahet me nënë dhe komb, fyhet, kërcënohet dhe përbuzet”, deklaroi avokatja Artene Ademi.
Avokati i Popullit Ixhet Mehmeti, e quan skandaloze faktin që Prokuroria publike nuk po merr parasysh dëshmitë për keqtrajtimin e pjesëtarëve të grupit të Kumanovës.
“Është e pakuptimtë dhe e pa tolerueshme heshtja e prokurorisë në lidhje me denoncimet e avokatit të popullit për dhunë policore dhe për provat e grumbulluara qofshin ato materiale dhe verbale , në anën tjetër poshtu është e pa tolerueshme heshtja dhe mos marrja e masave nga MPB-ja në raste kur kemi dhune policore e të konstatuar nga avokati i popullit”, tha avokati i popullit Ixhet Memeti.
Nga burgu I Shutkës thonë se pas çdo seanca gjyqësore të burgosurit i nënshtrohen një kontrolli mjekësorë dhe raporti i dorëzohet gjykatës. Nga ana tjetër, zëvendësministri i Punëve të Brendshme vazhdon të deklarojë se këto raste po hetohen. Seanca e radhës për rastin e Kumanovës do të mbahet nesër. (b.an)