Bateristi i grupit të njohur Metallica, Lars Ulrich, ka thënë se do të kthehet në vendlindjen e tij Danimarkë nëse Donald Trump zgjidhet si Presidenti i SHBA.
Ulrich ka lindur në Gentofte, Danimarkë, më 1963 dhe është shpërngulur në Los Anxhelos në moshën 16 vjeçare duke iu bashkuar bendit Metallica.
“Unë jam njëqind për qind shtetas danez, paguaj taksa në SHBA por nuk mund të votoj në Amerikë”, ka thënë Ulrich për tabloidin danez “Ekstra Bladet”, transmeton Koha.net.
I pyetur nëse do të konsideronte shpërnguljen nga SHBA nëse Trump zgjidhet në nëntor, Ulrich u përgjigj: “Po, sigurisht që ndonjëherë mendoj rreth shpërnguljes në shtëpi, në Danimarkë”.
“Unë do të qëndroj prapa pasaportës sime daneze. Nëse Trump bëhet president, unë ndoshta do nisem për në aeroport dhe të pyes nëse mund të kthehem përsëri”, ka thënë bateristi i Metallicas, Lars Ulrich, citohet Koha. (b.an)