2011 – Vdiq një nga themeluesit dhe shefi ekzekutiv i Apple, Steve Jobs. Ai shpiku dhe mjeshtërisht shpalli “Gadgets”-at e sofistikuar që transformohen çdo ditë duke filluar nga një kompjuter në shtëpi (PC), po edhe nëpërmjet iPod dhe në iPhone .
1713 – U lind filozofi francez dhe shkrimtari Denis Diderot, një përfaqësues i frymës liberale të borgjezisë revolucionare të shekullit të tetëmbëdhjetë, një nga autorët më të rëndësishëm të mëdhenj francezë “Enciklopedistë” (“Mendime mbi interpretimin e natyrës”, “Zhak fatalisti”).
1796 – Nën presionin nga Franca, Spanja i shpalli luftë Britanisë së Madhe, përpjekje e cila mori fund me humbjen katastrofale të flotës franko-spanjolle në vitin 1805 në betejën e Trafalgar.
1864 – U lind kimisti francez dhe industrialisti Louis Lumiere, një pionier i kinemasë botërore, i cili me vëllain e tij Auguste ka shpikur një metodë të regjistrimit në ngjyra natyrore. (b.an)