Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në Berat ku ka bashkëbiseduar me mbështetësin e opozitës. Basha gjatë fjalës së tij u shpreh se, Edi Rama pas 3 vitesh nuk mbajti asnjë premtim, nuk bëri asgjë për bujqësinë dhe tani ju kërkon të marrin kredi, ndërkohë që ju kishte premtuar subvencione.
“Pasi e ka telendisur, e ka lodhur, e ka varfëruar në pikën ku i ka zhytur në borxh pas borxhi, ka dalë t’iu thotë fshatarëve që me të vërtetë s’kam bërë gjë për fshatin por tani po ju hap mundësinë që të merrni kredi. Po shteti i këtij 100 milionë euro iu dha 11 njerëzve, klientë të Edi Ramës, ndërtuesit të vilës së Surrelit, ndërtuesit të vilës së Dardhës, ndërtuesit të vilës së Durrësit dhe një grusht sadrinjsh. Për 1.5 milionë fermerë nuk paska subvencione? 92 milionë të tjera i bëri rrush e kumbulla për zyra, për kolltuqe, për perde, për makina”, u shpreh Basha.
Lideri i opozitës tha se kreu i qeverisë nuk po mban as premtim dhe se në fund të mandatit po gënjen njerëzit. “Ed mashtruesi ka hapur thesin e gënjeshtrave se po vjen ora e përballjes me qytetarët dhe e di fare mirë që jo vetëm nuk ka përmbushur asnjë premtim, por iu ka rënë hasha të gjithë premtimeve që iu ka bërë duke përfshirë së fundmi edhe çështjen e importit të plehrave”, tha kreu i PD-së.
ma.me