Francezi Jean-Pierre Sauvage, britaniku J.Fraser Stoddart dhe holandezi Bernard Feringa e kanë fituar sot Nobelin në Kimi për zhvillimin e makinave të vogla molekulare.
Këta tre laureatë do ta ndajnë çmimin prej 930.000 dollarë për konceptin dhe sintezën e molekulave me lëvizje të kontrollueshme, të cilat mund të kryejnë detyra të përcaktuara kur energjia shtohet, kështu ka deklaruar Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencës, ne motivacionin e saj.
Kjo akademi ka thënë se makinat molekulare më shumë mundësi do të përdoren për zhvillimin e materialeve të reja, zbuluesve dhe sistemeve për ruajtjen e energjisë. (b.an)