Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzoi sot Prokurorinë se po hedh baltë mbi punën e Policisë së Shtetit. Gjatë ceremonisë së prezantimit të automjeteve elektrike për Policinë e Shtetit, Tahiri theksoi se po sulmohet puna e policisë si nga opozita, media ashtu edhe nga Prokuroria. Tahiri shtoi se burime pranë Prokurorisë janë bërë si “Qytetari Dixhital”, duke ironizuar kështu me termin e ish-kryeministrit Sali Berisha për informatorët e tij në rrjetet sociale.
“”Fronti i së keqes ka shkuar shumë përtej se SHQUP-i, te media, edhe burime të Prokurorisë janë bërë si “Qytetari Dixhital”. Edhe sot e gjejnë të bëjnë diçka për të bërë punën pis të policisë. Do të dalë ndonjë portal, ndonjë gazetë që të hedhë baltë mbi punën tonë. Është shenjë e dëshpërimit të atyre që nuk pajtohen me rezultatet tona. Kanë zgjedhur të luftojnë policinë. Çdo akuzë dhe çdo përbaltje është mundësia më e mirë për të konfirmuar se po bëjnë punën e duhur”, u shpreh Tahiri.
ma.me