Presidenti amerikan Barak Obama mund të “shkojë në ferr” lidhur me kritikat e tij ndaj luftës se Filipineve kundër drogës, deklaroi presidenti Rodrigo Duterte. Në këtë mënyrë presidenti i Filipineve ka vijuar retoriken e tij të çuditshme kundër presidentit Obama, edhe pse para disa javësh u shpreh i penduar se kishte fyer shefin e Shtëpisë së Bardhë.
Por Duterte nuk ndalet me kaq. Ai mallkon edhe Bashkimin Europian që e ka kritikuar atë se po vret përdoruesit dhe trafikantet e drogës pa gjyq.
“Bashkimi më mirë të zgjedhe purgatorin sepse ferri është i mbushur plot”, deklaroi Duterte, i cili sipas shumë analistëve, po shndërrohet në një personazh qesharak me deklaratat e tij.
“Në vend që të na ndihmoni, i pari që na kritikon është Departamenti i Shtetit. Shko në ferr zoti Obama. Shko në ferr”.
Duterte gjithashtu deklaroi se Shtetet e Bashkuara kishin refuzuar t’i shisnin armë Manilës, por shtoi se do ta gjejë vetë zgjidhjen. “Nëse nuk doni të na shisni armë, do shkoj t’i blej në Rusi”, deklaroi Duterte.
ma.me