Një makinë ka rënë nga një lartësi 20 metra në zonën e Linzës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shoferi Arbion Sulaj, 24-vjeç.
Komunikata e Policisë
Më datë 05.10.2016, tek numri i emergjencave 112, ka ardhur një telefonat për një mjet i cili kishte dalë nga rruga në Linzë.
Pasi kanë vajtur shërbimet e Komisariatit rajonal Rrugor Tiranë, kanë konstatuar mjetin tip “Mercedes Benz”, i cili kishte dalë nga rruga e për pasojë ka rënë nga një lartësi rreth 20 m.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi A. S., 24 vjeç. Në mjet nuk janë konstatuar pasagjer.
Ka qënë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfiksëve për të bërë të mundur nxjerrjen e viktimës nga mjeti.
Grupi hetimor në vendion e ngjarjes po punon për gjetjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.
d.i.