Nderime dhe fishkëllima për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri.
Thaçi është pritur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por më pas është vërshëllyer nga një grup i vogël që u identifikuan si studentë, ndërsa ai me mikpritësin e tij po kryenin homazhe pranë bustit të Adem Jasharit, shkruan Koha Ditore.
Të rinjtë mbanin parulla në duar, ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”, “Tradhtia i paraprin korrupsionit”, dhe “Kufiri mes nesh është Jugosllavia”.
“Ceremoninë e nderimit të memorialit të Adem Jasharit në Tiranë janë përpjekur ta prishnin një grup i vogël të rinjsh që supozohet që ishin përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje.
Mësohet se katër apo pesë studentë me fishkëllima kanë provuar të zhvendosnin vëmendjen nga nderimet para memorialit”, u tha nga të pranishmit në aktivitet, shkruan sot gjerësisht Koha Ditore. (b.an)