Një predhe është gjetur sot në Portin e Vlorës, gjatë gërmimeve për thellimin e tij.
Predha e gjatë rreth 1 metër mendohet të jetë e periudhës së Luftës së Dytë Botërore
Menjëherë pas gjetjes së saj, janë ndaluar punimet dhe janë lajmëruar forcat xheniere për largimin e saj.
Sipas informacioneve nga forcat xheniere, konfirmohet se predha ka qenë ende aktive dhe mund të ishte një rrezik i madh nëse do të shpërthente./a.k