Publikohet video pak para momenteve të masakrës që ndodhur mbrëmë në një lokal në fshatin Dajç të Shkodrës, ku mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën 4 të tjerë.
Në video shfaqet autori dhe personat e tjerë teksa luajnë poker në ambientet e lokalit të Ajet Saitit 42 vjeç. Parubi është i ulur në tavolinën ku luhet, dhe shihet teksa debaton me një të ri, i cili më tej ulet të luajë. Mes tyre ka një debat, që duket edhe në video.
Në ambientet e lokalit janë 9 persona, së bashku me burrin që pastron lokalin ndërsa ata luajnë. Parubi, njihet në zonë si një person me çrregullime të personalitetit si dhe përdorues i lëndës narkotike. Ndaj për Policinë e Shkodrës mbeten ende të pashpjegueshme arsyet që e bënë 33-vjeçarin të çohet i revoltuar nga tavolina e pas pak momentesh të kthehet i armatosur me kallash.
Në videon e siguruar nga Express, shfaqet edhe momenti kur autori është larguar nga tavolina. Personat e tjerë shihet teksa vijojnë qetësisht lojën, pa pasur asnjë debat apo përplasje mes tyre./gazeta express/a.k